Jashta bisedave telefonike, Ali Ahmeti dhe Duraku kanë bë presion te gjykatat, për shpëtimin e vrasësit të vëllaut të një gazetari

Date:

23:41:38                    2019-06-22

 

 

Kërçovari i njohur me pseudonimin El Cheka (Sheqerim Ahmeti) tani disa javë me radhë, nga Amerika po publikon biseda të përgjuara për udhëheqësit e Bashkimit Demokratik për Integrim. Në incizimin e fundit, ai ka publikuar bisedën mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetarit të kësaj partie, Sadulla Duraku. Ata bisedojnë lidhur me sugjerimet që kanë marrë nga Bujari (mediumet në Shkup shkruajnë se bëhet fjalë për zv/kryeministrin për eurointegrime, Bujar Osmani, i cili pas ketij skandali sot ka dhënë dorëheqje), që të intervenohet te kryetari i Gjykatës së Kumanovës të mos dënohet vrasesi i vëllait të gazetarit Isen Saliu, por një person tjetër.

Edhe pse në bisedën e publikuar Ahmeti dhe Duraku, shprehen kundër ndryshimit të aktakuzës, megjithatë burime në gjykatën e Kumanovës kanë thënë për disa portale kosovare se pikërisht falë afërsisë së vrasësit me BDI-në, ai asnjëherë nuk është dënuar për këtë vepër. Sipas tyre, kjo lë vend për të dyshuar se jashtë bisedave telefonike, krerët e BDI-së “duke përfshirë ndoshta edhe Ahmetin e Durakun” janë angazhuar për shpëtimin e kriminelit.

Lidhur me këtë skandal, ka reaguar edhe shkrimtari i njohur nga Maqedonia, Kim Mehmeti. Ai fton qytetarët në protesta masive kundër BDI-së, të cilët i quan kriminelë.

““E dëgjuat bisedën telefonike që tregon si vrasësit e vëllait të një gazetari, kërkojnë nga funksionarë dhe nga kryetari i BDI’së që në vend të tyre të fajësohet dikush që nuk e ka kryer vrasjen? Ju shkon ndërmend të pyesni veten nga kjo afërsi e drejtuesve të BDI’së me vrasës të njerëzve të pafajshëm? Pastaj, e kuptoni tani pse drejtuesit e BDI’së aq nguteshin të miratohej ligji ndëshkues për ata që do i publikojnë ‘bombat’, e që do i shpalosnin fytyrat kriminele të disa drejtuesve të lartë të kësaj partie? Sidoqoftë, ka ardhur çasti kur duhet ta dëshmojmë vetëdijen kolektive, kur duhet të ngremë zërin kundër kriminelëve të BDI’së, e të cilët, votën shqiptare e përdorën për të shkelur mbi kufomat tona. Andaj mos heshtni, sepse i barabartë me vrasësit dhe kriminelët, është edhe ai që shtiret se as sheh, as dëgjon gjë. Le t’i mbrojmë edhe gjithë ata që i shpalosin këto të vërteta dhe le ta paralajmërojmë Qeverinë e Maqedonisë se nuk do lejojmë ta burgosë e dënojë të vërtetën dhe pafajësinë, vetëm që t’i mbrojë kriminelët e BDI-së!”, apelon Mehmeti. (Kumanova1)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...