Një biçikliste njëmbëdhjetëvjeçare u godit nga një veturë dhe u lëndua. Vozitësi u arratis, por u arrestua pak kohë pas njgajres.
Në rrugën Breitestrasse në Winterthur të Zvicrës, mbrëmjen e së hënës është sshkaktuar një aksident në mes një veture dhe një biçikliste njëmbëdhjetëvjeçare. Sipas një raporti nga policia e qytetit e Winterthurit, informata kishte arrituri pak para orës 17:30. Forcat e arritura menjëherë në vendngjarje, hasën në një vogëlushe zvicerane njëmbëdhjetëvjeçare. Vajza u dërgua në spital nga shërbimi i urgjencës mjekësore me lëndime të lehta, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Nga drejtuesi i veturës i përfshirë në aksident, mungonte çdo gjurmë. Me automjetin e tij të llojit Opel, ai ishte larguar nga vendngjarja. Sipas hetimeve fillestare, ai fillimisht ishte ndalur për pak kohë, kishte dalur jashtë, por menjëherë ishte larguar me drita e ndezura të urgjëncës.
Megjithatë, gjatë kohës që policia po përgatiste raportin e aksidentit, një 47-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u shfaq pranë vendit të aksidentit. Nga rruga, ai mori një autotargë të humbur. Pas kësaj, verimaqedonasi u arrestua së bashku me një zviceran 51-vjeçar në rrugën Waldstrasse, pasi u konfirmua dyshimi se ata të dy ishin përfshirë në aksident trafiku.
Zvicerani e pranoi para policisë se kishte drejtuar veturën e aksidentit. Një test alkooli dha rezultat pozitiv. Më vonë, vetura e të akuzuarit është gjetur nga një patrull tjetër me dëme të ndryshme pranë vendit të aksidentit.
Rrjedha e saktë e aksidentit është ende e paqartë, policia e qytetit Ëinterthur është në kërkim të dëshmitarëve okularë. Personat që mund të japin detaje të aksidentit të përshkruar ose që kanë parë Opelin blu të errët me drita të ndezura të urgjencës, luten që ta kontaktojnë policinë e qytetit Winterthur (telefoni 052 267 51 52).

