Ja përse bashkëshortësia e zviceranëve me shqiptaret zgjatë shumë shkurt

84 Lexime

12:16:57                  2017-05-07

 

 

 

 

Po të martohet ndonjë zviceran me kosovare, divorci pason vetëm pas katër vitesh. Një gjë të tillë e dëshmojnë statistikat e deritanishme në Zvicër.

 

 

 

 
Bashkëshortësia në mes të zviceranëve dhe zviceraneve me një person nga Ballkani, dështojnë pas një periudhe të shkurtër. Një gjë të tillë e kanë dëshmuar statistikat e deritanishme në Zvicër, të bëra nga e përjavshmja zvicerane „Sonntagszeitung“. Bashkëshortësia e një zvicerani me një kosovare, mesatarisht ka zgjatur vetëm katër vite.

 

 

 

 

Pak më gjatë është në rastin e kundërt: Bashkëshortësia e kosovarëve me zvicerane zgjatë rreth pesë vite. Një periudhë kaq e shkurtër kohore mund të jetë si pasojë e martesave fitive, shkruan më tej „Sonntagszeitung“, njofton „Shtegu.com“: Pas tre vitesh martese, të huajt pajisen me lejeqëndrim të rregullt në Zvicër.

 

 

 

Sipas avokatit të specializuar në këtë fushë, Yves Amberg, është shumë vështirë të dëshmohen martesat fiktive. „Po që se dështon martesa binacionale, tek bashkëshorti zviceran zgjohet ndjenja e `keqtrajtimit` nga partneri i huaj për të vazhduar lejeqëndrimin në Zvicër.

 

 

 

Edhe bashkëshortësitë e zviceranëve me gra nga shtetet tjerë të Europës Juglindore dështojnë shumë heret: Me ruset, ukrainaset dhe serbet, mesatarisht zgjasin shtatë vite, me kroatet tetë vite. Për të bërë një krahasim: Martesat në mes të zviceranëve dhe zviceraneve mesatarisht zgjasin 16 vite.

 

 

 

Sipas avokatit Amberg, problemet lindin kur një zviceran martohet me një shtetase nga Europa Juglindore, apo me një aziate: „Këta persona kanë pasqyrë familiare konservative dhe nuk duan grua të emancipuar“. Po që se nuk përmbushen parashikimet e tyre që gjatë një martese me femër të huaj të luajnë rolin e tyre konvencional, me siguri se do të pasojë divorci në mes tyre.

 

 

 

Se martesat e zviceranëve me të huajt dështojnë, ka dëshmuar edhe një statistikë e verës së kaluar e realizuar nga Departamenti zviceran i Statistikës: Mundësia që bashkëshortësia në mes të një zvicerani dhe një zviceraneje të zgjatë edhe pas 20 vitesh, arrin shifrën prej 82 për qind. Gjatë bashkëshortësive të përziera, mundësia e qëndrimit të bashkëshortësisë arrin në 75 për qind. Tek personat nga Turqia apo Ballkani, një gjë e tillë arrin në vetëm 28 për qind.