Ja cilat poste ia ofron LSDM Hadi Osmanit!

38 Lexime

17:20:36             2017-11-14

 

 

 

 

Tre poste ia ka ofruar LSDM kandidatit të saj në komunën e Likovës, Hadi Osmani. Burime partiake thonë se posti i parë që i është ofruar Osmanit është posti i drejtorit në një drejtori të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky është posti që me gjasë do ta pranojë Osmani. Atij poashtu i është ofruar post në një sektor të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe në Ministrinë për Shoqëri Informatike.

 

 

Osmani është i njohur si person me lidhje të forta me kreun partiak të LSDM-së, duke filluar nga kryetari i partisë Zoran Zaev, nënkryetarin Muhamed Zeqiri, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.