Gafurr Adili ishte dëbuar nga Zvicra në vitin 2003. Ky ish-refugjat kishte krijuar një bazë logjistike në Zvicër, me qëllim të përhapjes së propagandës së tij dhe mbledhjen e fondeve.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Gafurr Adili (të cilin mediat zvicerane e quajnë nacionalist shqiptar – v.j.) i mbetet ndalesa për të qëndruar në Zvicër. Zyra Federale e Policisë (fedpol) ka refuzuar një kërkesë për të hequr ndalesën e hyrjes për të që nga 2003, kanë thënë nga ky institucion të martën. Një ankesë kundër këtij vendimi është e mundur, informon Shtegu.com.
Gafurr Adili ishte shefi i milicisë së Armatës Kombëtare Shqiptare (Ushtria Kombëtare Shqiptare – AKSH). Në shtator të vitit 2003, Këshilli Federal urdhëroi dëbimin e këtij ish refugjati i cili kishte ndërtuar një bazë logjistike në Zvicër, me qëllim të përhapjes së propagandës së tij dhe mbledhjen e fondeve. Gafurr Adili u arrestua në Shqipëri në korrik të po këtij viti dhe u la i lirë disa muaj më vonë.
Ushtria Kombëtare Shqiptare mbështeti aktivitetet terroriste në Ballkan me synimin për të formuar një Shqipëri më të madhe, shkruan „20 Minutes“. Ajo e mori përgjegjësinë për një seri sulmesh, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e rreth 25 anëtarëve të forcave të sigurisë maqedonase dhe serbe që nga viti 2001, informon Shtegu.com.
Në fillim të vitit 2003, AKSH bëri thirrje për një luftë të armatosur kundër Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë e Malit të Zi. Administrata e KB në Kosovë e ka klasifikuar atë si një organizatë terroriste. Drejtuesit e saj janë renditur në listë të zezë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

