Itali: Hajnat shqiptarë i tradhëton një selfie

42 Lexime

15:18:39            2016-06-30

 

 

 

 

 

Me muaj të tërë, ata kishin plaçkitur nëpër Italinë Veriore, ndërsa vetëm një moment i vogël i pakujdesisë ua kishte shkatërruar të gjitha planet: Sipas një lajmi të medieve italiane, të lansuar gjatë të enjtes, policia italiane i ka rënë në gjurmë një bande të rrezikshme plaçkitësish.

 

 

 

 

Ky grup, dyshohet se është përgjegjës për 114 plaçkitje në tërë Italinë Veriore, të kryera në periudhën prej nëntorit e deri në dhjetoir të vitit të kaluar. Autorët, dyshohet se kanë plaçkitur gjësende me vlerë dhe të holla, në një shumë të përgjitshme prej rreth 200.000 eurosh. Ndaj njëzet kryerësve të cilët kryesisht janë shqiptarë nga Shqipëria, është lëshuar një fletarrest, ndërsa dhjetë prej tyre tashmë janë të burgosur nëpër Italinë Veriore. Shtatë nga ta janë kthyer në Shqipëri, kurse ndaj tre të tjerëve është duke u gjurmuar, shkruan „Stol“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Por, grupi i rrezikshëm kishte bërë një gabim të vogël dhe ishte zbuluar: Njëri nga të dyshuarit ka bërë një selfie me një tabletë të vjedhur, i cili ka qenë i lidhur me kompjuterin e viktimës. Me siguri se atij nuk i ka shkuar ndërmend se tableti dhe kompjuteri kanë qenë të lidhur njëri me tjetrin. Pronari i tyre, menjëherë e kishte paraqitur rastin në polici, ndërsa kjo e fundit kishte organizuar me sukses operacionin, me nofkën „Operation Selfie“.