Islami në formë: Në Europian për të thyer rekordin

63 Lexime

17:09:02              2016-06-30

 

 

 

 

Një ekspeditë e vogël e reprezentacionit të Maqedonisë në atletikë për senior, të hënën, do të udhëtojnë për në kampionatin europian, i cili nga 6-10 korrik do të zhvillohet në Amsterdam të Holandës. Drita Islami do të marrë pjesë në konkurrencë rë femrave në disiplinën 400 metra me pengesa, ndërsa në atë meshkujve Slavco Mircevski në kërcim së gjati. Të dy këta do të jenë në drejtim të trajneres Aleksandra Vojneska.

“Synimet e mia janë të thej rekordin për herë të tretë. Me trajneren time Aleksandra Vojneska kam bërë përgatitje cilësore dhe pres që një paraqitje sa më të mirë. Mendoj se do t’ia arrij qëllimit, ngase jam në formë shumë të mire”, deklaroi për “Lajm”, atletja shqiptare Drita Islami.

Kjo e fundit bëri me dije se gjatë ditës së premte Komiteti Olimpik i Maqedonisë (KOM) do të vendos për listën përfundimtare për në Lojërat Olimpike verore Rio 2016.

“Jam e para me pikë dhe sigurisht se duhet të jem në listë për në Rio. Kjo është ëndrra ime, të shkoj dhe të lë gjurmë në Olimpiadë”, theksoi ajo. /lajm/