Interpoli në kërkim të shqiptarit të dyshuar për vrasjen në Vjenë

50 Lexime

17:45:34                      2016-12-10

 

 

 

 

Edhe pse autoritetet austriake nuk e kanë bërë publik identitetin e vrasësit të dyshuar shqiptar nga Vjena, ai tashmë është identifikuar. Sipas disa informatave jozyrtare, shqiptari i dyshuar është arratisur jashtë Austrisë. Për te është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, shkruan gjatë të shtunës Agjencia telegrafike austriake APA, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Pas vrasjes në një lokal në rrugën „Quellenstrasse“ të Vjenës, policia ka bastisur një banesë në Wien-Floridsdorf, por i dyshuari nuk është gjetur në te. Tashmë, kriminologët janë duke hulumtuar nëse në vendngjarje ka pasur të instaluar ndonjë kamerë.

 

 

 

 

Natën e së premtes, shqiptari i dyshuar ka filluar zënkën me dy shtetas polakë, me ç`rast njërin e ka goditur për vdekje, ndërsa tjetri ka pësuar plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.