Interi me dy pikë avantazh ndaj Juventusit

Date:

 

Pas lajmit për barazimin e Juventusit me Fiorentinën sot, tifozët e Interit i janë gëzuar edhe më shumë fitores kundër Udineses, pasi që tani zikaltrit e mbajnë kreun e ligës, me dy pikë më shumë sesa kampioni në fuqi.

Interi arriti ta mposhtë me epërsi minimale 1:0 Udinesen me dhjetë lojtarë në fushë, sonte në stadiumin “San Siro”, në kuadër të xhiros së tretë të sezonit të ri të Serisë A, transmeton Gazeta Express.

Interi e dominoi ndeshjen me 62% të posedimit të topit dhe pati plot 15 goditje më shumë sesa kundërshtarët në fushën e lojës. Dominimi i zikaltërve ishte edhe më i vërejtshëm pas minutën së 35-të të ndeshjes, kur Rodrigo De Pauli u ndëshkua me karton të kuq.

Nëntë minuta pasi Udinese mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, Interi arriti të kalojë në epërsi, përmes Stefano Sensit, i cili u tregua i saktë para portës, pas një harkimi të mirë në zonë nga Diego Godini.

Në minutën e 80-të të ndeshjes, trajneri Antonio Conte u detyrua të bëjë një zëvendësim të detyrueshëm pasi që Matteo Politano mbeti i lënduar në fushë. Në vend të tij u inkuadrua i huazuari nga Manchester Unitedi, Alexis Sanchez, i cili luajti për herë të parë në shtëpinë e zikaltërve.

Me këtë rezultat, Interi e kryeson tabelën e ligës italiane, duke e vazhduar rekordin e përsosur në tri ndeshjet e para, ndërsa ndiqet nga pas nga Juventusi, që sot i humbi pikët e para të këtij sezoni, në barazimin 0:0 kundër Fiorentinës.

Tani, djemtë e Contes do të përqendrohen te ndeshja e radhës, e cila do të zhvillohet në mesjavë. Interi do të përballet me Slavia Prahan, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...