Iniciativa në Zvicër: „Varfëria nuk është krim“

Date:

Inicohet një peticion të cilin mund ta nënshkruani edhe ju këtu

Petition

Varfëria mund të na prekë të gjithëve, bile edhe në Zvicër. Në veçanti, kriza e koronavirusit këtë e ka demonstruar në mënyrë mbresëlënëse. E drejta për ndihmë në rast nevoje është një e drejtë themelore e mishëruar në kushtetutën zvicerane dhe të drejtën e së cilës gëzon e gjithë popullata zvicerane.

Por a është vërtet kështu? Më shumë se 2 milionë persona pa pasaportë zvicerane jetojnë dhe punojnë në Zvicër dhe paguajnë taksa. Shumica prej tyre kanë lindur këtu ose kanë ardhur në Zvicër si fëmijë. Nëse ata marrin ndihmë sociale pa faj të tyre, ata mund të dëbohen nga Zvicra edhe pas shumë vitesh.

Nga 1 janari 2019, kjo vlen edhe për banorët që kanë banuar në Zvicër për më shumë se 15 vjet.

Një ligj i ri kërcënon të huajt me humbjen e lejes së qëndrimit nëse varen nga ndihma sociale. Aleanca „Varfëria nuk është krim“ është duke luftuar këtë ligj dhe ka inicuar një peticion në internet, duke i shkruar edhenjë letër publike Këshillit Kombëtar zviceran. Ja edhe përmbajtja e letrës:

Kërkesat tona

Të dashur anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Varfëria mund të na prekë të gjithëve. Edhe po që se kjo ndodhë për shkak të një humbje të punës, aksidentit, krizës ekonomike, sëmundjes, divorcit ose ndonjë emergjence tjetër personale. Në veçanti, kriza e koronavirusit këtë e ka demonstruar në mënyrë mbresëlënëse. Sistemi ynë shoqëror është pra atje për të na garantuar të gjithëve një jetë të denjë në situata të tilla.

Por kjo nuk vlen për të gjithë. Më shumë se 2 milionë persona pa pasaportë zvicerane jetojnë dhe punojnë në Zvicër dhe paguajnë taksa. Shumica prej tyre kanë lindur këtu ose kanë ardhur në Zvicër si fëmijë. Marrja e përfitimeve të ndihmës sociale mund të ketë pasoja të rënda për ta: njerëzit dëbohen edhe pas dekadave të qëndrimit në Zvicër. Që nga 1 janari 2019, kjo vlen edhe për banorët që kanë qenë në Zvicër për më shumë se 15 vjet.

Familjet janë shkatërruar, njerëzit që jetojnë në varfëri dhe të sëmurët dëbohen nga Zvicra pas shumë vitesh, edhe pse ky vend ka qenë prej kohësh shtëpia e tyre. Ky kërcënim po i shtyn njerëzit gjithnjë e më shumë të heqin dorë krejtësisht nga mbështetja e nevojshme. Në veçanti, kriza e koronavirusit e ka bërë këtë problem edhe më të keq dhe madje ka vënë në pikëpyetje jetesën e siguruar më parë. Radhët e gjata në pikat e shpërndarjes tregojnë se për shumë njerëz, shërbimet sociale nuk janë më një ndihmë e vërtetë sot.

Ndryshimet legjislative urgjentisht janë të nevojshme dhe së shpejti do të keni mundësinë të përgjigjeni: Pranoni iniciativën parlamentare 20.451 „Varfëria nuk është krim“ dhe ndihmoni për të korrigjuar këtë padrejtësi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...