Iggy Pop shpreson t’i mbushë 80 vjet „për inat“ të urrejtësve

59 Lexime

Iggy Pop tha se shpreson të jetojë të paktën deri në moshën 80-vjeçare, „për inat“ të urrejtësve të tij, dhe shtoi se ai beson se po vihen baste për atë se kur do të vdesë ai.

72-vjeçari planifikohet ta lansojë studio albumin e tij të 18-të, “Free”, më 8 shtator, shkruan KOHA Ditore. Ai e shfrytëzoi rastin të theksojë se është e rëndësishme të ruhet cilësia në veprat e një artisti.

„Duhet të jenë shumë të mira“, tha Pop për “The New Yorker” në një intervistë të re. „Për to ke sakrifikuar shumë gjëra, mik, dhe kjo është ajo që e ke bërë kur nuk ke qenë gjithmonë aty për njerëzit kur kanë pasur nevojë për ty, kështu që patjetër duhet të jenë të mira.“

Si anëtari i vetëm i gjallë i “Stooges”, Pop theksoi se vdekja e ish-anëtarëve të bendit të tij la „mbresa“ tek ai. „Filloni të mendoni: Cilat janë mundësitë e mia?“ tha ai. „Dhe si do të ndihesha nëse do të vdisja nesër, dhe do të shikoja se çfarë po bëja me jetën time sot? Qëllimi im i vetëm është që për inat të atyre që nuk më duan, t’i mbush 80 vjet“.

Ai, megjithatë, dyshon se do të pensionohet para fundit. „Gjithmonë e pyes veten, nëse do të ndaloja të bëja muzikë, a do të filloja të pija çaj në vend të kafesë, dhe, t’i laja dhëmbët më shumë, dhe gjëra të tilla?“, theksoi ai. „Apo do të bëhesha një depresiv alkoolik?… Mendoj se janë duke u vënë bastet për kohën se kur do të vdes“.