Edhe kreu më i lartë zviceran mban zi për shqiptarin

Date:

Lule dhe qirinj janë të vendosur para një garazhi privat në Langenthal të Zvicrës. Dhjetëra të rinj qëndrojnë përpara, duke përkujtuar shokët e tyre Volkanin (20) dhe Fitimin 19-vjeçar (emri i njohur për redaksinë). Të dy të rinjtë, mbrëmjen e së mërkurës e humbën jetën në Langenthal. Në këtë qytet të Zvicrës është duke u mbajtur zi, shokët e viktimave janë të shokuar.

 

1

 

Mbrëmjen e së mërkurës, policisë zvicerane i kishte arritur një informatë se dy persona ishin gjetur në një garazh pa shenja jete. Ekipet e shpëtimit kanë mundur ta konstatojnë vetëm vdekjen e dy të rinjve, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, njofton „Shtegu.com“. „Lajmin e pranova nga mediet, por se çfarë ka ndodhur saktë, si duket nuk e di askush“, ka deklaruar një banor i rrethit.

 

2

 

Por, fakt është se të dy të rinjtë: Njëri me shtetësi turke e tjetri me shtetësi shqiptare, janë gjetur pa shenja jete në rrugën Mittelstrasse. Shokët e tyre janë në kërkim të spjegimeve dhe rrethanave për vdekjen e tyre. Përmes „20 Minuten“, një shoqe e tyre ka deklaruar: „Është shumë tragjike që të dy të rinjtë të vdesin në këtë moshë“. Që të dy kanë qenë duke vijuar shkollën, njëri si praktikant i polimekanizmit, ndërsa Fitimi shkollën e tregtisë.

 

hier-in-dieser-langenthaler-garage-kam-es-zum-toedlichen-unfall-

 

 

Nuk kanë të ndalur thashethemet lidhur me vdekjen misterioze të dy të rinjve, ndërsa njëri nga shokët e tyre ka deklaruar: Ata shpeshë janë tubuar në garazh, unë mendoj se ata kanë dashur të ngrohen në veturë, duke lënë motorin e ndezur“. Ai supozon se të rinjtë janë helmuar nga monoksid karboni, pasi rezervuari i veturës ka qenë i zbrazur, pasi të rinjtë ishin gjetur të vdekur.

 

3

 

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dalë me të dhëna zyrtare për shkakun e vdekjes së të rinjve: „Është ende shumë herët dhe për momentin nuk mund të themi asgjë“, ka deklaruar zëdhënësi, Nicolas Kessler. Sipas njohurive të deritanishme, një krim i mundshëm mund të përjashtohet, pasi tek viktimat nuk janë gjetur shenja dhune. Të vdekurit ende nuk janë identifikuar formalisht, por ekzistojnë indikacione të qarta për identitetin e tyre.

 

Der designierte Bundespraesident Johann Schneider-Ammann, Bundespraesidentin Simonetta Sommaruga und Thomas Rufener, Stadtpraesident von Langenthal, von links, gedenken zweier Jugendlicher die tot in einer Garage aufgefunden wurden, am Donnerstag, 17. Dezember 2015, in Langenthal. (KEYSTONE/Peter Schneider)
Der designierte Bundespraesident Johann Schneider-Ammann, Bundespraesidentin Simonetta Sommaruga und Thomas Rufener, Stadtpraesident von Langenthal, von links, gedenken zweier Jugendlicher die tot in einer Garage aufgefunden wurden, am Donnerstag, 17. Dezember 2015, in Langenthal. (KEYSTONE/Peter Schneider)

 

Dhimbja për humbjen e dy të rinjve është e madhe në Facebook. Shumica e përdoruesve të këtij rrjeti janë mbështjellur me zi. Një apel për tu takuar te vendi i ngjarjes është duke bërë xhiro: Në ora 20.00 të së enjtes ftohen të gjithë që të përkujtohen të rinjtë.

 

 

Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 20.00, në garazhin në të cilin humbën jetën dy të rinjtë, janë tubuar shumë persona të cilët me lot në sy i përkujtuan ata. Në mesin e tyre ishin edhe dy këshilltarët nacionalë zvicerane, kryetarja e Konfederatës helvetike, Simonetta Sommaruga dhe Johann Schneider-Ammann, ndërsa redaksia e „Shtegu.com“ ka siguruar foto nga vendi i ngajrjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...