I lindi djalë e u gëzua shumë, shtetasi rumun gjen mënyrën për ta vizituar në distancë prej 40 km

95 Lexime

Banorët e qytetit studentor Iasi në Rumani, u mahnitën kur papritmas panë një person duke kalëruar nëpër këtë qytet. Askujt nuk i shkoi ndërmend se çfarë historie fshihej prapa këtij veprimi.

Në qytetin rumun Iasi, shumë persona nuk mund t’u besonin syve të tyre kur e panë Sergiu Ion Ciobotariu (22). I riu ka qenë i hipur mbi një kalë nëpër qytetin studentor, duke mbajtur një maskë mbrojtëse.

Sergiu kishte marr vesh se bashkëshortja e tij, e cila ishte pranuar në një maternitet në Iasi, kishte lindur një djalë. Ai me çdo kusht donte të shihte djalin e tij, sepse banon në një qytet tjetër për të mbështetur familjen e tij dhe nuk mund të ishte aty gjatë lindjes.

Megjithatë, për shkak të krizës së koronavirusit atij i ishte refuzuar transporti publik.
Përmes portalit „BZI“ Sergiu deklaroi se si i erdhi ideja për një kalë, transmeton Shtegu.com.
„Unë u përpoqa të shkoja me tren, por u pengova. Nuk kisha para për të marrë një taksi. Kështu që u ktheva në shtëpi dhe hipa mbi kalë“.

Sidoqoftë, udhëtimi i tij prej 40 kilometrash nuk ishte pa komplikime:

„Herën e parë më ndaloi një polic. Ai ishte i sjellshëm me mua dhe kur ia shpjegova arsyen, më lejoi të vazhdoja rrugën. Pastaj më ndaloi edhe një patrullë e policisë lokale. Ata qeshën me mua, por e kuptuan rastin se ishte emergjent dhe se nuk kisha tjetër zgjidhje „, shpjegoi Sergiu.

Për shkak të koronavirusit, aktualisht në Rumani po zbatohen rregulla të rrepta. Kjo do të thotë që çdo person që duhet të dalë jashtë duhet të ketë një deklaratë të nënshkruar, që tregon arsyen e udhëtimit dhe mbajtjen e një maske mbrojtëse.

Për këtë rumun, kali është prona e tij më e vlefshme. Për çdo ditë ai kalëron me të, për të shkuar në punë.

Kur mësoi që bashkëshortja e tij po lindte fëmijën e tyre të tretë, ai donte ta vizitonte me çdo kushtdhe t’i sillte ushqim. Fatkeqësisht, për shkak të kufizimeve të koronavirusit, atij nuk iu lejua të shkonte në spital, por ishte në gjendje të kujdesej për dy fëmijët e tij të tjerë.