Hungaria oforn 30 mijë euro për çiftet që bëjnë tre fëmijë, ja edhe beneficione të tjera

Date:

 
2019-08-05
 

Qeveria hungareze po iu ofron çifteve të martuara një shpërblim prej 30 mijë e 590 eurove nëse ata bëjnë tre fëmijë. Sikur shumë vende të BE’së, vendi po vuan për forcë puntore derisa puntorët po e lëshojnë vendin në kërkim të rrogave më të mëdha.

 

Kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij e së djathtës ekstreme Fidesz duan që të inkurajojnë rritjen e popullësisë me anë të familjes dhe jo me anë të emigracionit. Shkalla e fertilitetit në BE është 1.59 ndërsa në Hungari është 1.49 fëmijë për një grua.

Çiftet duhet të plotësojnë këto kushte:

-Duhet të jenë të martuar

-Së paku për njërin duhet të jetë martesa e parë

-Gruaja duhet të jetë e moshës prej 18-40 vjeç

-Së paku njëri nga të dy duhet të i ketë të paguara kontributet sociale në tre vitet e fundit në Hungari.

Qeveria ka vënë edhe masa tjera lehtësuese për të blerë makina për familje, për blerjen e shtëpive të reja dhe një përjashtim nga pagesa e taksës të të ardhruave për gratë që kanë rritur së paku katër fëmijë./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...