Humb jetën me fluturake në Gjermani, një nxënës 16-vjeçar nga Zvicra

Date:

12:55:10             2019-07-31

 

Të martën rreth orës 14.00, midis Rickenbach dhe Altenschëand në Gjermani, është rrëzuar një fluturake e vogël, në afërsi të fushës së golfit. Sipas policisë gjermane, në fluturake ka qenë një person. Gjatë rrëzimit të saj, është konstatuar se ai e ka humbur jetën. Fluturakja është dëmtuar tërësisht.

Tashmë është bërë i njohur edhe identiteti i pilotit të vdekur, i cili humbi jetën në Rickenbach. Policia gjermane ka konfirmuar se bëhet fjalë për një nxënës 16-vjeçar të aviacionit, nga Zvicra.

Hetimi për shkakun e aksidentit vazhdon, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Aktualisht ende nuk ka ndonjë indikacioni përse mund të jetë rrëzuar fluturakja. Byroja Federale për hetime të aksidenteve aktualisht është duke vlerësuar rezultatet fillestare nga hetimet. Sipas zëdhënësit të policisë Mathias Albicker, piloti ishte një nxënës 16-vjeçar nga Zvicra, i cili po udhëtonte në një avion me një ulëse.

Nëse ai ishte futur në turbulenca, për momentin nuk mund të thuhet. Djaloshi ishte nisur të martën nga fusha ajrore Rickenbach-Hütten. Rreth orës 14.00, janë bërë dy telefonata, me të cilat njoftohej se avioni ishte rrëzuar pranë fushës të golfit në Rickenbach.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...