Hulumtim: Qytetarët e Maqedonisë me inteligjencën më të ulët në rajon

90 Lexime

Rezultatet e publikuara në librin “Inteligjenca e kombeve” tregojnë se inteligjenca mesatare (IQ) e qytetarëve të Maqedonisë është 82 pikë. Në bazë të këtyre rezultateve, qytetarët e Maqedonisë kanë inteligjencën më të ulët në rajon, transmeton Gazeta Lajm.

IQ është rezultat i përgjithshëm i fituar nga teste të standardizuara,e me qëllim të vlerësimit të inteligjencës njerëzore. Sipas hulumtimit të ekspertit Pol Kojmans nga Holanda, dizejnues i testeve për inteligjencë, gjatë testimeve kryesisht fitohen rezultate prej 80 deri 140 pikë. Në vendet e zhvilluara, prej rezultateve të testeve të inteligjencës varet dhe vendi i punës që mund të fitojë kandidati.

Ekspertët thonë se personat me nivel të inteligjencës nga 80 deri 89 pikë janë buzë mundësisë për funksionim të pavarur. Ata mund të bëjnë punë rutinore eksplicite dhe praktike pa mbikëqyrje, mirëpo deri në momentin kur duhet të bëhet ndonjë përzgjedhje. Sipas Kojmans, ky diapazon i inteligjencës më së tepërmi është i lidhur me krimin./Lajm/