Hartim me shkrim nga gjuha gjermane i një nxënëseje nga Tetova
Mxënësja Alen Saqipi nga Gjermania ka raportuar për kryeqytetin verimaqedonas Shkupin, qytetet e Tetovës dhe Ohrit, gjuhët e ndryshme dhe ushqimin e shijshëm
Emri im është Alena dhe kam lindur në Freiburg. E kam shtetësinë verimaqedonase dhe për këtë arsye edhe pasaportë verimaqedonase. Por është pak e çuditshme kur shikoj pasaportën time, sepse në të vërtetë unë duhet të kem një pasaportë gjermane. Por ligjërisht është kështu: Meqenëse prindërit e mi kanë lindur në Maqedoni të Veriut, unë automatikisht e kam shtetësinë verimaqedonase.
Maqedonia e Veriut është një vend shumë i vogël. Ekzistojnë dy gjuhë: Verimaqedonisht dhe shqip. Është shumë konfuze për mua sepse nuk mund t’i flas dy gjuhët. Unë e kuptoj vetëm kur dikush flet gjuhën rome ose gjermanisht. Përkundër kësaj, unë me shumë dëshirë shkoj atje sepse prindërit e mi kanë një familje të madhe dhe nuk mërzitem kurrë.
Fatkeqësisht ka shumë qenë dhe mace endacakë në Maqedoni. Kurdoherë kur luaj me kushërinjtë e mi, ne gjejmë kotele të vogla për të cilat kujdesemi deri në fund të festës. Çdo pushim veror shkoj me tërë familjen në Maqedoninë e Veriut, në pjesën veriore. Vendlindja e familjes sime është Tetova, e vendosur në veriperëndim. Qyteti është i madh dhe shumë i ngrohtë. Në verë temperatura arrin në mbi 40 gradë celsius. Në mbrëmje është shumë ambient i këndshëm dhe i freskët, sepse Tetova është e vendosur në një „vargmal“ të mirënjohur dhe për më tepër, në qendrën e mirënjohur të skive „Kodra e Diellit“, transmeton Shtegu.com. Ka edhe shumë dyqane që janë të hapura 24 orë në ditë. Gjatë mbrëmjeve ato janë të vizituara shumë mirë.
Me babain dhe vëllain tim, për çdo pushim veror e vizitoj „Xhaminë e Larme“, e cila është shumë e vjetër. Ajo u ndërtua shumë kohë më parë, kur osmanët pushtuan vendin. Aty lutemi për rreth një orë. Vitin e kaluar ishte festa esakrificës, një fesë myslimane. Pothuajse të gjithë blenë ndonjë dele apo ndonjë lopë dhe pastaj theren. Më pas, mishi u shpërndahet familjeve të varfëra, në mënyrë që edhe ato të mund të përgatisin ushqim të mirë për festën. Burrat dhe fëmijët i vizitojnë familjet, ndërsa gratë qëndrojnë në shtëpi dhe mirëpesin vizitorët.
Për dy ditë udhëtojmë me veturë për ta vizituar familjen tonë. Gjithashtu, për çdo vit e vizitojmë edhe kryeqytetin Shkup. Një qytet me kënde të këndshme dhe por ka edhe jo aq të këndshme. Qendra e kryeqytetit është e bukur. Në qendrën e ndërtuar rishtas ndodhet monumenti i Aleksandrit të Madh dhe shumë monumente të tjera të vogla. Gjithkah mund të shihen shatërvane. Lumi Vardar rrjedh nëpër qendër të qytetit. Pak ura e lidhin pjesën e re dhe atë të vjetër, më e famshmja prej të cilave është Ura e Gurit. Kjo gjithashtu u ndërtua nga osmanët. Rrugët janë shumë të ngushta dhe mund të vizitoni dyqane të vogla në të majtë dhe të djathtë. Specialitete si çebapat, byrek, tavçe gravçe dhe shopska salattë, të gjitha me erë shumë të shijshme. Disa kilometra larg qendrës ka shumë mbeturina nëpër rrugë, si dhe fëmijë ose nëna me foshnje të vogla që lypin nëpër udhëkryqe. Ose fëmijë që pastrojnë xhamat e veturave për pak para.
Vizita e dytë e qyteteve në listën tonë është Ohri, një qytet i bukur me Liqenin e famshëm të Ohrit. Ky qytet është 200 kilometra larg vendlindjes time. Është shumë i vjetër dhe shumë i vizituar. Ka shumë manastire të vjetra si ai i Shën Naumit, një qendër me shumë restorante dhe specialitete të ndryshme. Kur afrohen ditët e fundit, ne bëhemi të shumë të padurueshëm dhe na mungon Gjermania. Por kur kthehemi sërish në Gjermani, përsëri na mungon Maqedonia e Veriut dhe familja jonë. Por së shpejti jemi duke planifikuar vizitën tjetër dhe unë me të vërtetë po e pres me padurim.