Haradinaj sot niset për në Hagë

Date:

2019-07-23
 

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj sot do të niset për në Hagë, njofton Klan Kosova.

 

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik.

Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, njofton Klan Kosova.

Ai këtë vendim të befasishëm e bëri të ditur në një konferencë për media gjatë ditës së premte ku tha se nuk mund të lejojë që të intervistohet nga Gjykata Speciale në postin e kryeministrit, por do të shkojë vetëm si qytetar i Kosovës.

Haradinaj në këtë konferencë për media njoftoi po ashtu se nga Gjykata Speciale do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, pa dhënë më shumë detaje se për çfarë rasti bëhet fjalë./INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...