Greqi, qeveria e re e Micotakisit bën betimin
Qeveria e re e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis në Greqi mori detyrën. Në mesditë, në pallatin presidencial u zhvillua ceremonia e inaugurimit të kabinetit. Kryeministri i ri zgjodhi emra me përvojë në qeverinë e re e cila përbëhet nga 17 dikastere me një numër total 51 ministra dhe zëvendësministrave. Mitsotakis ka pjesë të kabinetit të tij 21 anëtarë të cilët nuk janë deputetë. Ministrat u publikuan një ditë më parë nga zëdhënësi i qeverisë ku spikasin emra të njohur të cilët kanë qenë zë i fuqishëm vitet e fundit në opozitë dhe kanë luajtur një rol të madh në kritikat kundër qeverisë së Aleksis Tsiprasit. Si zëvendës kryeministër është krahu i djathtë i Mitsotakis, Panagiotis Pikrmmenos. Në postin e ministrit të Jashtëm është emëruar Nikos Dendias, ekspert i ligjeve detare dhe ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-ministër i Drejtësisë. Pas dorëzimit të detyrës në sicilën ministri, të mërkurën do të bëhet dhe mbledhja e parë e qeverisë./Alsat/