Greku nokauton shqiptarin në Zvicër, tre vite burg

Date:

19:50:56             2018-04-06

 

 

Gjykata rajonale e Cyrihut e ka dënuar një person 24-vjeçar për veprën „shkaktim të lëndimeve të rënda trupore“. Shtetasit grek do t`i ndalohet hyrja për shtatë vite në Zvicër. Më 25 mars të vitit të kaluar ishte shkaktuar zënkë në mes dy personave në klubin Vior në rrugën „Loewenstrasse“: Me këtë rast, lëndime të rënda në kokë ka pasuar një shqiptar 29-vjeçar, ndërsa automekaniku 24-vjeçar nga Dübendorfi është arrestuar.
 
 
 
Shtetasi grek, i lindur në Cyrih është dashur të përgjigjet të enjten para Gjykatës në Cyrih, pasi dyshohej se e kishte goditur shqiptarin me një grusht në kokë, me ç`rast ai ishte rrëzuar përtoke, shkruan „Tages-Anzeiger“, përcjellë Shtegu.com.
 
Në momentin që shqiptari ka tentuar të ngritet, i pandehuri e ka goditur edhe me një shqelm në kokë, duke e lënë të shtrirë përtoke pa ndjenja. Shqiptari 29-vjeçar pësoi thyerje të hundës, të dhëmbit dhe tronditje në kokë.
 
Përpos kësaj, shtetasi grek u akuzua edhe për kërcënim, mirëpo ai i mohoi akuzat, ndërsa sa i përket lëndimit të shqiptarit, ai ka deklaruar se goditjet nuk kanë qenë aq të forta. Gjithçka kishte filluar pasi shqiptari e kishte hedhur një shishe.
 
Mirëpo, Gjykata e vlerësoi ndryshe zënkën, duke theksuar se bëhet fjalë për një vepër brutale, duke e dënuar grekun me tre vite burg dhe ndalesë të hyrjes në Zvicër për shtatë vite. 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...