Gratë migrante shumë më të zonja se zviceranet
19:50:49 2019-06-12
Migrantet në Zvicër kanë studiuar më shpesh, kanë tendencë të punojnë në përqindje më të larta dhe më shpesh në pozita kadrovike, sesa gratë zvicerane. Këtë e dëshmon një studim të ri.
Përveç kësaj, sipas studimit, gratë e huaja punojnë shumë më shpesh në ngarkesa të larta pune sesa gratë zvicerane. A janë më ambicioze dhe punojnë më shumë? Autorja e studimit Marina Richter thotë: „Kjo do të ishte e thënë në mënyrë shumë paushalle. Por, shumë gra emigrante janë të gatshme të punojnë në përqindje më të larta. Ata duan t`i ushqejnë familjet e tyre dhe të mos jenë të varura nga mirëqenien sociale“. Spanjollja Isabel Zubieta, e cila nga fuqia punëtore pastruese, arriti të bëhet shefe e kompanisë pohon: „Unë vendosmërisht besoj se të huajt këtu më shumë përpiqen për të arritur diçka“.
Përkundër gatishmërisë së tyre për punë dhe trajnim të mirë, të huajt shpesh nuk marrin punë që përputhen me kualifikimet e tyre. Kjo, pjesërisht nuk pranohet nga ana e shtetit – apo injorohet nga ekonomia: „Shumica e punëdhënësve nuk i shohin të njëjta kualifikimet jashtë vendit me ato në Zvicër“, thotë Richter.
Kjo çon në faktin se emigrantet janë të detyruara të punojnë me paga të ulëta dhe kushte të pasigurta të punës, punë të cilat zviceranet hezitojnë t`i ushtrojnë. „Një mënyrë e mundshme nga kjo është rruga për pavarësinë e të huajve me trajnim të mirë“, thotë Richter. Mundësia për t’u bërë bosi i dikujt është shumë e rrezikshme. Megjithatë, një numër mesatar i grave migrante zgjedhin këtë rrugë.
Ky konstatim vjen nga studimi. Me një pjesëmarrje prej 22 për qind, të huajt janë shumë më të përfaqësuara në pozita të larta, se sa gratë zvicerane (15 për qind) – si psh në menaxhimin e kompanisë së tyre. „Këto gra me kualifikime të larta, në Zvicër erdhën të përgatitura profesionalisht dhe ishin në gjendje të bënin një karrierë këtu“, spjegon Richter për „20 Minuten“, informon Shtegu.com. Ato gjithashtu janë të gatshme të marrin rrezikun e dështimit që shkon me biznesin e tyre.
Qoftë në një nivel social, ekonomik apo shoqëror – emigrantet kanë dhënë një kontribut të gjithanshëm në shoqëri, përfundon studimi. Por pranimi dhe njohja për to është zhdukur në shumë vende, thekson Richter. „Duhet t’u bëhet e qartë qytetarëve se gratë migrante nuk janë barrë, por një shtyllë mbështetëse e shoqërisë“.