06:28:18 2017-01-11
Një shqiptar nga Maqedonia është dashur të largohet definitivisht në vitin 2000 nga territori zviceran. Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasbourg e ka refuzuar ankesën e tij.
Shqiptari nga Maqedonia, Blerim S. (36), i cili në Zvicër kishte ardhur që në moshën nëntëvjeçare, pas një delikti në komunikacion, definitivisht është dashur të largohet nga territori zviceran në vitin 2000. Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasbourg, pranë së cilës Blerimi ishte ankuar, ka refuzuar ankesën e tij me asryetim se „prishja e letrave“ nuk është në kundërshtim me të drejtën e jetës familjare.
Blerimi në Zvicër kishte ardhur në vitin 1989, në kuadër të bashkimit familjar, njofton „Shtegu.com“. Në moshën njëzetvjeçare, ai martohet me një bashkëvendase të vet në Zvicër, me të cilën kanë dy fëmijë.
Në tetor të vitit 2000, Blerimi kishte filluar një garë me makina me një mik të vetin, duke zhvilluar një shpejtësi të madhe, me ç`rast e humbë kontrollin mbi veturën e vet. Me këtë rast, vetura e kishte goditur barrierën e autostradës, duke u ndeshur edhe me një kandelabër. Gjatë këtij aksidenti, bashkudhëtari i vet lëndohet aq shumë, sa që ndërron jetë në vendin e ngjarjes.
Në vitin 2004, Gjykata e Lartë zvicerane e kishte dënuar me burg në kohëzgjatje prej pesë vite e nëntë muajsh, për shkak të veprës penale „vrasje me paramendim“, ndërsa në vitin 2009, Enti zviceran i migrimit i Kantonit Cyrih, ia kishte „prishur letrat“.



