Gjobiten shumë shqiptarë që ishin mysafirë në një klub lojrash të fatit

Date:

Të mërkurën në mbrëmje, Policia kantonale e Aargaut ka kontrolluar një klub lojrash të paligjshme në Murgenthal. Operacioni filloipas një mori informatash nga popullata se përkundër ndalesës për punë, në lokal mbretëronte një atmosferë pune normale, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com. Policia sekuestroi dy automate, një armë të gjatë me municion dhe mbi 40,000 franga para të gatshme. Ajo ka ngritur kallëzim penal ndaj menaxhuesit, një zviceran 29-vjeçar nga rajoni. 15 personat e pranishëm u gjobitën bazuar në ndalesën e shkaktuar nga Covid 19. Dy persona janë shtetas zviceranë, pjesa tjetër janë nga Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Suedia.

Këshilli Federal kishte ndaluar së punuari të gjitha bizneset e argëtimit dhe kohës së lirë, për shkak të krizës së koronavirusit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...