Gjashtë vite burg Xhengisit me HIV që përdhunoi plakën gjermane

Date:

08:28:26                 2018-03-29

 

 

 

Një shtetas 29-vjeçar, verën e kaluar kishte përdhunuar një plakë gjermane disa herë. I diagnostifikuar me HIV-pozitiv, ai tashmë është dënuar me burg.
Për shkak të përdhunimit të shimëfishtë të një plake gjermane në Hamburg, një shtetas maqedonas i diagnostifikuar me HIV-pozitiv, do të vuajë dënim me burg për gjashtë muaj. „Se sulmues ka qenë i pandehuri, dëshmojnë shumë indikacione të patundshme“, ka pohuar të martën kryetari i trupit gjykues. Përpos dëshmive të tjera, hetuesit në banesën e plakës 82-vjeçare gjermane kanë gjetur edhe celularin e të pandehurit, i cili pas kryerjes së veprës i kishte rënë nga pantallonat.

Gjykata rajonale e Hamburgut e ka shpallur fajtor shtetasin 29-vjeçar maqedonas, për veprat penale „përdhunim të rëndë, shkaktim të lëndimeve trupore dhe plaçkitje“.

Sipas dëshmive të Gjykatës,mëngjesin e 08 korrikut të vitit të kaluar, i pandehuri kishte hyrë në banesën e plakës përmes ballkonit të banesës, shkruan „Der Westen“, përcjellë Shtegu.com. Gjatë orëve në vijim, ai e kishte përdhunuar brutalisht pesë herë dhe ka bërë një tjetër tentativë për përdhunim. Para se të arratisej, ai ia kishte plaçkitur edhe njëqind euro.

Plaka 82-vjeçare gjermane ka pësuar lëndime të rënda të shumëfishta, është dashur tu nënshtrohet masave parandaluese nga infektimi i mundshëm i HIV dhe sot e kësaj dite ajo vuan nga pasojat e përdhunimit.

Prokuroria për sulmuesin në lagjen Wilhelmsburg të Hamburgut ka kërkuar gjashtë vite e dhjetë muaj burg, ndërsa pala mbrojtëse katër apo pesë vite.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...