Gjakova: Në Lëvizjen Vetëvendosje përfaqësimi i gruas është në masën 60 për qind

Date:

Vlera Gjakova nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, njëherazi dhe kandidate për deputete nga radhët e kësaj partie, e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat gjatë debatit për pozicionin e grave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tha se gratë në vend nuk janë të përfaqësuara aspak, por ndryshe ndodh në Kosovën fqinje. Ajo tha se në Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë roli i gruas është në plan të parë, prandaj dhe përfaqësimi i tyre i kalon mbi 60 për qind në këtë parti, ndërsa në vendin tonë gratë “zgjohen” vetëm 2-3 muaj para zgjedhjeve.

Në Lëvizjen Vetëvendosje përfaqësimi i gruas është në masën 60 për qind, një kuotë ndryshe nga partitë e tjera. Strukturat nga brenda nuk dominohen vetëm nga burrat, por nga gratë. Partitë politike në Maqedoninë e Veriut mundohen të na kopjojnë por është vetëm një farës, sepse imitimet janë të gabuara. Zgjimi i grave në Maqedoninë e Veriut ndodh vetëm para zgjedhjeve, dhe gjithë kohës pastaj janë në gjumë- tha Vlera Gjakova.(koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...