23:31:02 2019-09-01
Shkruan: Sami Ademi
Qato,koken larte ! Ishe dhe do te mbetesh figura me e ndritshme te cilen e ka pas ndonjehere Shgkendija e Tetoves ! Qato,po largohesh nga ekipi te cilit ja kushtove rinin,ditet me te bukura te jetes tende dhe mbi gjithe skuadren te cilen e deshte me aq zemer, saqe asnjehere nuk me ka ardhur me veshtire te gjej fjale per kete ndarje……!!! Qatip Osmani, Ti je pikerisht ai personalitet i cili Shkendis se Tetoves i solle momentet me te bukura dhe endrren e armates se simpatizanteve te shumte me ne krye „BALLISTET“ te cilet tash duhet te bejn punen e tyre. Askund ne bote nuk zavendesohet nje trainer i cili ne skuadren ku ka punuar ka jetesuar idealet e lojtarit te 12-te duke i sjellur 3 tituj Kampion Shteterore, 1 Kupe dhe 1 Superkupe ! Pa pozicionime.pa utopi dhe pa mohuar aspak vlerat e atij qe do te vije ne vend te Zinedin Zidanit shqiptar (Q.Osmanit) po nxjerr nga brendia shpirterore bindjen time se Qatip Osmani nuk e ka merituar te largohet nga rradhet e Shkendijes per shkak te disa rezultateve te doibeta autore te te cilave ishin disa persona me dashakeqesi sportive vetem e vetem qe ne pankinen e „nxehte“ te Shkendis se Tetoves te ulet ndonje person i trete.
Qatip Osmani, NEW YORK-u ka Shtatoren e Lirise nderkaq ne shqiptaret e Maqedonise te kemi TY. Me mban shpresa se me buzeqeshje te embel do t`i thuash futbollisteve, udhheqesise dhe mbi gjithe ekselences se tij, Lazim Destanit, faleminderit per besimin dhe gjithe ate qe bet per mua gjat ketyre 3 viteve aq sa isha ne postin e kryetrainerit. Ke 1001 alternativa dhe aresye qe te ndjehesh krenar me shume se asnjehere deri me tani !
Legjendat nuk kan as emer e as mbiemer por thjeshte jane pikerisht si Ti. Harizma jote nuk do te vyshket e as do te tretet ndonjehere ngase bere shume, ama shume per skuadren „Kuq e ZI“ nga Pollogu i Tetoves. Thellesisht besojme ne Kam Bekun tend dhe harizmen te cilen e ke te lindur nga natyra. Mbetemi me TY,karakterin tend te sinqert dhe profesionalizmin te cilin e deshmove gjate ketyre tri viteve. Pusho pak, Qato Grande !!!

