Gardianët zviceranë të burgut nuk kanë mundur ta parandalojnë vetëvrasjen e Dedë Gecajt

76 Lexime

14:06:28              2019-08-10

 

Nëpunësit gjyqësorë në St Gallen të Zvicrës, nuk kanë qenë në gjendje ta parandalonin vetëvrasjen e vrasësit të mësuesit zviceran nga St. Galleni, Dedë Gecaj. Prokurori i jashtëzakonshëm zviceran e ka mbyllur çështjen kundër dhjetë të akuzuarve.

Në fund të vitit 2010, Dedë Gecaj u var në qelinë e tij në burgun rajonal në St. Gallen me lecka të krijuara nga rrobet, shkruan SDA, përcjell Shtegu.com. Kosovari, i cili kishte qëlluar mësuesin e vajzës së vet në një shkollë të mesme në St. Gallen, në fillim të vitit 1999, ka qenë në pritje të gjykimit të vet. Sipas gjyqësorit të St. Gallenit, Dedë Gecaj kishte abuzuar seksualisht vajzën e vet.

Pas një ankese penale nga të afërmit e të ndjerit, Gjykata Federale zvicerane kërkoi që të hapet një hetim penal kundër zyrtarëve të përfshirë në kantonin e St. Gallenit.
Kursi i ngjarjeve parashtron pyetjen nëse një vetëvrasje, në rastin më të mirë do të ketë qenë e dukshme. Prandaj, ka qenë e nevojshme të sqarohej me ligj penal nëse kishte indikacione të mjaftueshme të qarta nga ana e nëpunonësve të përfshirë të organeve të zbatimit të ligjit, për një vetëvrasje të mundshme.

Provat e hollësishme me marrje në pyetje dhe konfrontime të ndryshme prokuroriale, nuk kanë zbuluar asnjë provë të sjelljes penale të rëndësishme, thuhet në njoftimin e së premtes të prokurorit të jashtëzakonshëm, informon Shtegu.com. Të gjithë nëpunësit kanë përmbushur me përgjegjësi obligimin e tyre për të siguruar sigurinë dhe shëndetin e të arrestuarve.

Me vendim të 6 gushtit, çështja ndaj të dhjetë të pandehurve ishte mbyllur, që paraqet një lirim gjyqësor. Procedura gjyqësore ende nuk ka përfunduar.