Futbollistja shqiptare shënon njërin ndër hat-trick-un më të shpejtë në historinë e futbollit

Date:

 

Kombëtarja futbollistike zvicerane e femrave të grupmoshës U-19,e ka filluar bindshëm fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian. Në fitoren e ndeshjes së parë 7-0 ndaj Letonisë që u zhvillua në Windischgarsten të Austrisë, futbollistja shqiptare Riola Xhemaili, shënoi një hat-trick të përsosur brenda tre minutave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

„Sigurisht që jemi të kënaqura me fitoren dhe shtatë golat, por mund të ketë pasur madje edhe disa gola të tjerë“, analizoi trajnerja e kombëtares U-19, Nora Häuptle. Kapitenja Svenja Fölmli, e cila së fundmi e kishte bërë debutimin e saj në ekipin e femrave A dhe tani e ka përforcuar U-19, siguroi epërsinë e hershme të Zvicrës në minutën 19`.

Mirëpo, rolin kryesor e luajti futbollistja shqiptare Riola Xhemaili, e cila shënoi një hat-trick midis minutës 26` dhe 29`. „Riola luajti shumë mirë sot dhe sigurisht që jam e lumtur për të, por në fokus është performancën kolektive e ekipit“, tha Häuptle. Përveç Fölmli (2 gola) dhe Xhemailit (3), Sophie Bohner dhe Yllka Kadriu gjithashtu iu bashkuan listës së golashënueseve.

Me siguri se Riola Xhemaili do të konkurrojë për hat-trick-un më të shpejtë në historinë e futbollit botëror. Mesfushorja e re shqiptare, aktualisht është futbolliste e FC Basel 1893 në Ligën e parë zvicerane.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...