Futbollistët e rinj shqiptarë nuk lejohen të argëtohen në lokalet e Zvicrës

Date:

06:56:26             2016-09-13

 

 

 

 

 

Në një lokal të St. Gallenit në Zvicër, disa futbollistë të rinj shqiptarë kanë dashur të argëtohen, por shefi i lokalit ua ka mbyllur derën. „Gjithnjë e më tepër po e përjetoj se si të huajt e integruar mirë nuk lejohen të hyjnë nëpër lokale“, ka pohuar taksisti shqiptar nga St. Galleni, Besnik Ziba.

 

 

 

Ai e njehë jetën e natës këtu shumë mirë, pasi për çdo fundjavë i dërgon klientët e tij nëpër lokale të ndryshëm. Gjatë kësaj të enjte, ai përjetoi momentin se si tre klientë të tij, futbollistë të rinj shqiptarë nga Zvicra Lindore, nuk u lejuan të hyjnë në lokalin „Elephant-Club“. „Edhe ate, pa ndonjë arsye“, pohon Ziba me një nervozizëm të madh. Me këtë rast, të rinjtë u dëshpëruan shumë.

 

 

 

„Ata nuk bërë ndonjë problem, por besoj se vetëm fakti që janë shqiptarë nuk janë lejuar të hyjnë brenda. Kohë të gjatë jam duke e vëzhguar situatën dhe jam bindur se personat nga Ballkani nuk janë të dëshiruar nëpër lokale të St. Gallenit“, ka deklaruar Besniku.

 

 

 

Futbollistët shqiptarë u dëshpëruan në masë të madhe: „Ne nuk ishim të dehur, kishim qëndrim të denje dhe rrobet tona iu përshtatnin rregulllave të jetës së natës, por shefi i klubit nuk na lejoi të hyjmë brenda“, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Në pyetjen se përse ai nuk i ka lejuar në lokal, nuk ka pasur ndonjë përgjigje të veçantë. „Ai rregullisht vetëm ka përsëritur – Jo“.

 

 

 

Nga ana tjetër, lokali në fjalë është habitur nga akuzat e futbollistëve, pasi që 12 persona prej rreth pesëdhjetë të punësuarve në lokal, janë me prejardhje shqiptare. Ata iu përmbahen rregullave të lokalit dhe rasti në fjalë nuk iu është i njohur.

 

 

 

Besnik Ziba është i mendimit se lokalet duhet të punojnë sikur ai personalisht. „Në taksinë time unë i marrë të gjithë njerëzit dhe nuk kam kurrfarë problemi. Jemi duke jetuar në Zvicër dhe këtu njerëzit nuk mund të përjashtohen për shkak të prejardhjes së tyre“, përfundon Besniku.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...