Futbollistët austriakë e gjuajnë me shishe xhaminë

Date:

18:18:06               2017-12-29

 

 

Policia boshnjake në Kiseljak ka zbuluar përgjegjësit e dëmtimit të fasadës së xhamisë së qytetit. Bëhet fjalë për shtetasit austriakë Daniel Sudar (1998) dhe Dejan Ljubiçiç (1997), të cilët e kanë pranuar veprën.

 

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, me ç`rast policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për të gjetur autorët e këtij akti të shëmtuar. Gjatë natës të së enjtes, policia ka kontrolluar një Mercedes, me të cilin ka drejtuar Sudar, ndërsa në te ka qenë edhe Ljubiçiç, i cili sipas hetimeve operative, mund të ketë pasur lidhje me veprën e kryer.

 

Pas shqyrtimit kriminalistik të rastit, të dyshuarit e kanë pranuar fajin, shkruajnë mediat e huaja, përcjellë Shtegu.com. Për rastin në fjalë është informuar edhe prokurori, ndërsa ndaj dy të dyshuarve janë duke u ndërmarrë masat përkatëse ligjore.

 

Që të dy të rinjtë janë futbollistë që luajnë në Austri. Ljubiçiç luan për Rapidin e Vjenës, ndërsa Sudar në Ligën e pestë austriake për Neustadt II. (Shtegu.com)

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...