Francezi i moshuar mundohet t`i bindë autoritetet se është gjallë

Date:

Një francez 93-vjeçar po lufton me administratën, e cila e ka deklaruar të vdekur. Ai ishte ngatërruar menjë emnak , i cili disa vjet më parë kishte vdekur

Kur Raymond Schmitti 93-vjeçar, qershorin e kaluar u plaçkit, ai u përpoq t`i rinovojë dokumentet e tij. „Prefektura u përgjigj se nuk mund të kisha një letërnjoftim të re sepse isha i vdekur, kjo është një tronditje për mua“, ka deklaruar banori i Fleury (në Francën Lindore) për „France Bleu“. Ishte djali i tij që e hapi postën dhe ai menjëherë i thirri prindërit e tij, „Isha i shqetësuar“, ka thënë ai. Por babai i tij menjëherë u përgjigj me humor, „Dëgjo, do ta gjejmë një zgjidhje menjëherë“, informon Shtegu.com.

Kjo situatë e tmerrshme buron nga një gabim i administratës që ngatërroi Raymond me një homonim, „të njëjtin emër, të njëjtin mbiemër, të njëjtën datë të lindjes“. Vetëm emri i tyre i dytë ndryshon: Jean për të gjallin, Joseph për të vdekurin. Që atëherë, Raymond Schmitt ka luftuar për t`i bindur autoritetet se ai është akoma gjallë dhe mirë, me një certifikatë të lindjes të lëshuar nga bashkia e Fleury. „Sidoqoftë, Zoti i mirë nuk më dëshiron akoma, as djalli“, buzëqesh plaku.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...