Francezët të brengosur për dy fëmijët e mitur shqiptarë që do të dëbohen në vendlindje (VIDEO)
18:43:38 2018-02-26
Një familje shqiptare është arratisur nga Shqipëria pasi është kërcënuar me vdekje. Në mars të vitit të kaluar ajo arriti në Saint Nazaire të Francës, por nuk iu miratua leja e rregullt e qëndrimit, shkruajnë mediat franceze, përcfjellë Shtegu.com. Kohëve të fundit, ajo ka pranuar një fleturdhëresë për tu larguar nga territori francez. Fati i tyre i ka prekur në zemër fqinjët francezë, sidomos shkollën fillore Victor Hugo, ku kanë vijuar shkollimin dy fëmijët e moshës 7, dhe 9-vjeçare.
Gjatë ditës së premte, fëmijët shqiptarë Mikaela dhe Flavio, kanë marrë një bekim republikan në një sallë komunale, e paraparë për martesa. Tashmë është organizuar një peticion kundër dëbimit të kësaj familje, me ç`rast janë nënshkruar më tepër se 1.200 persona, ndërsa „do të përgatitet edhe një ankesë me dëshmi se kjo familje i plotëson të gjitha kushtet për të qëndruar në Francë», ka nënvizuar një banor i Saint Nazaire, i cili është duke përkrahur familjen. Bwhet fjalw pwr çiftin francez, Geneviève dhe Daniel Moyon.
Lidhur me situatën e krijuar ka folur edhe minsitri i Brendshëm francez, Gérard Collomb, i cili ka pohuar se atyre të cilëve u është refuzuar azili, duhet të largohen nga Franca. Në këtë rast, është theksuar se Shqipëria nuk është rajon lufte, por një vend i rrezikshëm për jetë. (Shtegu.com)