Francë: Dy shqiptarë plagosen rëndë me thika nga dy veriafrikanë

Date:

19:11:13                 2017-09-20

 

 

Rreth orës 03.30 të mëngjesit të sotëm, në rrugën „Rue de la Chaîne“ të qytezës së studentëve Poitiers të Francës, janë plagosu rëndë dy shqiptarë. Për momentin, dy të dyshuar gjenden në paraburgim.

Britmat e zhurmshme i kanë zgjuar nga gjumi banorët e rrugës „Rue de la Chaîne“ në Poitiers. „Dëgjova britma të njerëzve, sharje e ulërima“, ka dëshmuar një student për të përditshmen franveze „La Nouvelle Republique“, përcjellë „Shtegu.com“. „Dëgjova zërat e njerëzve që po ashpërsoheshin gjithnjë e më tepër“, rrëfen një tjetër dëshmitar.

Në këtë zënkë, dy shqiptarë janë plagosur rëndë nga goditjet me thika. Ata menjëherë janë përkujdesur nga ndihma e shpejtë, ndërsa ende nuk dihet saktësisht gjendja e tyre shëndetësore.“Ka pasur shumë gjakderdhje“, theksojnë nga policia franceze.

Dy të dyshuar, dy shtetas veriafrikanë, janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim. Të gjitha supozimet e motivit të zënkës janë të hapura, ndërsa policia franceze është duke punuar në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...