Që nga viti 1992, Florimi jeton në Bamberg dhe është udhëheqës i Shoqatës kulturore gjermano-shqiptare „Dardania“, ndërsa është edhe në një këshillimore të integrimit në qytet. Në Bamberg jetojnë mbi 700 kosovarë. Shumica janë në kërkim të ndonjë pune, pasi këtu kanë ardhur për një ardhmëri më të mirë, informon Shtegu.com. Për këtë arsye, letërnjoftimi i shqiptarëve në këtë rrehinë quhet Florim Gashi.
Ditë më parë, Florimi pati një takim me politkanin gjerman Andreas ëinhart, i cili i kishte ofenduar shqiptarët dhe nuk kishte menduar të kërkojë falje. Mirëpo, falë strategjisë së Florimit, ai më në fund ka kërkuar falje publike, duke e postuar edhe në Youtube, ndërsa ka shkruar:
„Më 18 shtator, 2020 pata mundësinë të shkëmbeja ide me Shoqatën kulturore shqiptaro-kosovare Dardania në Bamberg dhe kryetarin e saj, Florim Gashi. Biseduam për tema të ndryshme që prekin komunitetin shqiptar dhe kosovar në Bavari.
Në këtë kontekst dëshiroj të deklaroj:
„Në lidhje me deklaratat e mia në fushatën zgjedhore 2018, vërej se nuk ishte në mendjen time të fyeja ose përçmonja qytetarët e Republikës së Shqipërisë ose Republikës së Kosovës. Unë kam paraqitur keq një kontekst faktik dhe do të doja t’i drejtohesha të gjithëve që janë ofenduar ose janë ndjerë të diskredituar, prandaj kërkoj falje“.
Florimi është shpesh në shënjestër të mediave gjermane, si një faktor i rëndësishëm në integrimin e bashkatdhetarëve tanë dhe shembëlltyrë e një shqiptari që është shndërruar në pasqyrë të ndritshme dhe shembëlltyrë e bashkatdhetarëve.

