Fillon zbarkimi i pasagjerëve shqiptarë të ngujuar në anijen Carnival Magic

Date:

Një anije lundrimi me 756 pasagjerë, të mërkurën ka hyrë në portin e Dubrovnikut. Anëtarët e ekuipazhit të Carnival Magic nga dhjetë vende, të cilët ishin ngujuar në anije për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të vazhdojnë udhëtimin për në shtëpi nga Kroacia, raportojnë mediat e huaja, informon Shtegu.com.

Raportohet se pasagjerët do të mund të largohen nga anija brenda dy ditëve të ardhshme. Temperatura e trupit të tyre do të matet, por ata nuk do të testohen për koronavirusin sepse tashmë e kanë realizuar karantinën në anije.

Shumica e udhëtarëve vijnë nga Ukraina dhe Rumania. Sipas mediave, avionët charter janë gati që t’i dërgojnë në shtëpi. Përveç pesë kroatëve, në anije ka edhe pasagjerë nga Sllovakia, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të vazhdojnë rrugën e tyre me autobusë. Anija kishte qenë më parë në Gjibraltar, njoftojnë mediat, përcjell Shtegu.com.

Në një tjetër fushatë kthimi, anija e lundrimit Carnival Breeze do të hyjë në portin e Dubrovnikut me më shumë se 100 kroatë në bord javën e ardhshme. Gjithsej 800 pasagjerë kroatë që punojnë në anijen e lundrimit, aktualisht janë duke pritur për kthimin e tyre për në shtëpi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...