Fillon gjykimi ndaj shqiptarit Mister X nga Gjermania

Date:

Për një çift bashkëshortësh gjerman nga Kèlni, dukej se ishte biznes fitimprurës; xhiro treditore me veturë derinë Norvegji dhe fitim prej 5000 eurosh. Ishin udhëtime korrierësh, tre kilogramë kokainë kanë qenë të fshehur në veturë. Ky bizens u shkoi mirë disa herë, por pasi e kaluan kufirin danez, kontrabanda e tyre përfundoi. Që nga ajo kohë, çifti nga Këlni është në një burg të Suedisë.

Që nga e marta, një koordinator i dyshuar nga Shqipëria është dashur të përgjigjet në Gjykatën e qarkut në Këln. Shqiptari akuzohet për organizimin dhe monitorimin e udhëtimeve të drogës të çiftit gjerman. Korrierëve, 41-vjeçari u është prezantuar si „Mister X“.
Transportin e lëndëve narkotike, çifti e kishte realizuar kryesisht me një veturë të llojit Jaguar, të miratuar enkas për ta. Drogën e kishin fshehur në airbagin e bashkudhëtarit, të cilin e kishin hequr bnga vendi, duke krijuar hapësirë ​​për të, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Udhëtimi i tyre i fundit i muajit shtator të vitit 2018, përfundoi prapa grilave. Hetuesit doganorë e kishin zbuluar kokainën në një zgavër të krijuar në zonën e ulëses së pasme.

Çifti gjerman ishte dënuar në Suedi me më shumë se pesë vjet burg dhe të dënuarit aktualisht janë në pritje të ekstradimit në Gjermani, i cili ka të ngjarë të vonohet nga efektet e pandemisë së koronavirusit. Atje, atyre do t`u bëhet procesi për veprime të mëtutjeshme, të cilat gjithashtu kanë të bëjnë me importin e drogave nga Roterdami në Holandë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...