Ferma zvicerane jep falas pula bio të shëndosha
11:29:01 2019-07-15
Deri mbrëmjen e së martës, rreth 2 mijë pula mund të shpëtohen nga vdekja. Ato mund të merren falas në Engwilen TG të Zvicrës. Përndryshe ato duhet të ngordhin.
„Për një vit të tërë ato sillnin nga një vezë pothuajse çdo ditë. Dhe tani, ato janë duke u shkëmbyer për pula më të reja“, thotë Beatrice Baumann, kryetare e shoqatës për ndihmë të kafshëve „Tierhilfe Schweiz“. Në Zëickyhof mbi Märstetten TG, ata janë duke punuar për të shpëtuar rreth 2,000 pula bio, duke ua gjetur një strehim të ri, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Kjo nuk është hera e parë që ferma ka nisur një fushatë shpërndarëse me Tierhilfe Schweiz.
„Nga rreth 2,000 pula, derimë tani janë marr vetëm rreth 350 nga adhuruesit e shpezëve“, thotë Baumann. Një rekord shumë i keq deri më tani. Në vitet e mëparshme, të gjitha pulat gjithmonë kanë mundur të shpëtohen nga vdekja e parakohshme. Nëse ky do të jetë rast përsëri këtë vit, Baumann dyshon: „Nëse ato nuk i merr ndokush, të mërkurën ato do të vriten“.
Pula mund të merret deri në mbrëmjen e së martës (16 korrik), në ora 22.00 në Zëickyhof.
Por, përse Zëickyhof duhet të heqë qafe shpezët? Kjo, për shkak se, sipas Baumann, pulat japin një performancë të jashtëzakonshme në sezonin e parë të shumimit. Pas kësaj, pulat akoma japin vezë, por numri i tyre zvogëlohet dhe ndryshohet madhësia dhe cilësia e vezëve. Kjo nuk është më ekonomike për fermën. Dhe kështu, për arsye logjistike, pas sezonit të parë shpezët vendosen të vriten.
Shumica e pulave do të merren nga individë privatë, sepse shumica e tyre e llogarisin pulën si pasuri për jetën e tyre. Parakusht për këtë janë kushtet e mira të mbajtjes, psh një kopsht i madh me një stabilitet funksional. „Pulat mund të jenë shumë miqësore dhe të kenë një efekt qetësues për njerëzit“, thotë Baumann. Mesatarisht, pulat aktualisht 18 muajshe do të jetojnë deri në pesë vite. Kështu, pronarët e ardhshëm mund të shikojnë përpara për disa vite së bashku me shpezët.
Shpezët mund të merren drejtpërdrejt në Zwickyhof mbi Märstetten TG nga ora 19.00 falas. Më shumë rreth operacionit të shpëtimit në www.tierhilfe-schweiz.ch.