Fëmija dhjetëvjeçar nga Maqedonia drejton veturën në Gjermani

Date:

10:44:51               2017-10-26

 

 

 

Një dëshmitar rasti nuk ka mundur tu besojë syve, kur pasditen e së hënës ka qenë duke drejtuar veturën e vet në rrugën „Landstrasse 241“ në Inden të Gjermanisë, rrethina Düren: Në një veturë që i ka ardhur nga ana e kundërt e tij, mbi timon ka qenë i ulur një fëmijë dhjetëvjeçar.

 
Dëshmitari menjëherë e ka kthyer veturën dhe e ka përcjellur nga mbrapa, shrkuajnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Kur vetura ndaloi në afërsi të Frenz, dëshmitari ka vërejtur se si një fëmijë zëvendësohej në karrigen e vozitësit me një të rritur, i cili paraprakisht ishte bashkudhëtar në veturë.

 
Dëshmitari e ka qortuar 33-vjeçarin, i cili në të vërtetë ka qenë prindi i fëmijës dhe me shtetësi maqedonase. Reagimi i tij ka qenë i pakuptueshëm, pasi sipas tij ai nuk ka bërë asgjë gabim. Por, ai tashmë duhet të përgjigjet penalisht, pasi policia ndaj tij ka ngritur kallëzim penal. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...