FC Prishtina feston inkuadrimin në Ligën e dytë interajonale në Ditën e çlirimit të Kosovës
20:12:31 2016-06-05
Tashmë gjithçka është e qartë: FC Prishtina nga Berna e Zvicrës edhe praktikisht është inkuadruar në Ligën e dytë interajonale të Zvicrës, një sukses që padyshim paraqet krenari për çdo bashkëkombas tonin. Për ta festuar këtë ngjarje të rëndësishme, FC Prishtina, në faqen e saj në Facebook i fton të gjithë bashkëkombasit që të jenë të pranishëm në ndeshjen e fundit formale, që do të luhet më 12 qershor të këtij viti, në ora 10.15, në stadiumin Bodenweid të Bernës, mu në datën e Përvjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat okupatore serbe, kundër ekipit FC Azzurri Bienne. Pas përfundimit të ndeshjes, e cila nuk do të ketë ndonjë rëndësi të veçantë në renditjen tabelare, ekipi i fton bashkatdhetarët që ta festojnë këtë sukses historik të futbollit shqiptar në Zvicër. Pritet një spektakël i vërtetë dhe një numër i madh bashkatdhetarësh.
+
Foto nga ndeshja e sotme FC Bethlehem – FC Prishtina Bern 2:4
Përndryshe, ekipi i dytë i FC Prishtinës, i cili është duke garuar në Ligën e katërt rajonale, të dielën ka zhvilluar ndeshjen kundër ekipit FC Bethlehem, duke e mposhtur në cilësinë e mysafirit, me rezultat 2: 4. Golat për Prishtinën i shënuan Krenar Reka 46`dhe 59`, Agron Likaj 57 dhe Ylli Hajzeraj 73`. Vlen të theksohet se talenti shqiptar, Krenar Reka, në minutën 59`shënoi një super euro gol me „gërshërë“, duke mahnitur të gjithë të pranishmit.