Fatmir Makolli e mahniti zviceranen me mikpritjen e tij të ngrohtë

Date:

„Pelegrinazhi artistik“ quhet projekti i Marinka Limat, zviceranja e cila ka ecur Kaseli e deri në Athinë gjatë vitit 2017. Performanca e saj krijon lidhjen fizike në mes të lokacioneve binjake të festivalit „Documenta14“. Udhëtimi i saj ka arritur edhe në Kosovë dhe në librin e saj ajo rrëfen për mikpritjen e mjeshtrit muzikor shqiptar të Kosovës, Fatmir Makolli.

Ai konsiderohet mjeshtër i çiftelisë, një instrumenet me qafë të gjatë shqiptare, shkruan „Freiburger Nachrichten“, transmeton Shtegu.com. Kur e kishte takuar fillimisht, ajo as që kishte pasur lidhje se kush mund të ishte ai, thotë Limat. Fatmiri në atë kohë po luante me çifteli në rrugë dhe ajo e dëgjonte. Të dy biseduan dhe muzikanti shqiptar e mori si mysafire në shtëpinë e tij artisten zvicerane të performancës. Në tryezën e Fatmirit ata e ngjitën një hartë të Serbisë, e cila ishte grisur në dyshe. Një moment simbolik të cilin Marinka Limat në librin e saj e përshkruan: «Vendi është i ndarë, njerëzit janë të lënduar. Në të dy anët. Por më duhet ta ngjes hartën për tagjetur rrugën time». Megjithatë, Kosova nuk mund të gjendej në këtë hartë, pasi Serbia nuk e njeh vendin.

Takimet si ajo me Fatmir Makollin janë në thelb të „udhëtimeve të pelegrinazhit artistik“ të Marinka Limat. Kudo që ajo vazhdoi udhëtimet e saj, ajo kërkoi kontakt me njerëzit dhe u befasua me përvojën që i ndodhi. Ajo ndjen një urgjencë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, thotë ajo, mungesa e kontakteve fizike dhe komunikimi i drejtpërdrejtë, një frikë ndaj të huajit. Ajo dëshiron ta kundërshtojë këtë me projektet e saj. „Unë dua të tregoj se ekziston një mënyrë tjetër, të fitohen perspektiva të reja dhe t’ju ftoj të pyesni vetveten dhe të rrezikoni të panjohurën“.

Marinka Limat është një artiste e performancës. Fokusi i punës së saj është në ndërnjerëzoren. Praktika e saj shpesh zhvendoset në kufijtë e zonës interpretuese: Ajo ecën në distanca të gjata në emër të artit, sjell punën e saj në jetën e përditshme të njerëzve dhe i sheh takimet si momente arti. Në vitin 2017 ajo mori grante për lëvizshmëri nga Kantoni i Fribourgit për pelegrinazhin e saj të tretë të artit (Kassel-Athinë). Në vitin 2019, ajo realizoi projektin hapësirë e veprimit ESCALE, fituese e konkursit «Vendet e artit» të qytetit të Bernës. Studioi në Universitetin e Arteve në Bernë dhe në Shkollën e Arteve në Berlin-ëeissensee. Sot ajo jeton në Freiburg, ku lindi në vitin 1983.

Libri „Shkëndijë – Në këmbë deri te arti“ (Funken – Zu Fuss zur Kunst) është në dispozicion për 34 franga zvicerane nga „Edition Clandestin“ ose në librari.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...