Familja shqiptare lutet të mos e dëbojnë nga Franca: Kërcënohemi nga mafia

74 Lexime
 
2019-07-19
 

Shoqata SOMILO (Solidaritet me Emigrantët në Lomagne) po mbështet një familje shqiptare të kërcënuar me deportim nga Lectoure, Francë.

 

Xhelili, 40 vjeç, bashkëshortja e tij Oltania dhe dy fëmijët e tyre Ervini 13 vjeç dhe Ermes 5 vjeç, kanë dy vite e gjysmë që qëndrojnë në Francë. Në Lectoure, ata janë të integruar mirë, ku Ermes shkon në kopshtin “La Ribambelle” dhe Ervini në kolegjin “Maréchal-Lannes”.

Ata ikën nga Tirana pasi kërcënoheshin nga mafia. Xhelilin e kishin rrëmbyer dhe më pas i kishin shkatërruar restorantin.

Për mbështetësit e familje shqiptare është e pakonceptueshme që ata të kthehen në Shqipëri ku jetët e tyre janë në rrezik.

Pas një kontrolli nga xhandarmëria, Xhelil u arrestua pasi nuk kishte dokumente dhe u mbajt 21 orë në polici. Prefektura e kishte njoftuar se ndaj familje kishte një urdhër nga OQTF (që do të thotë, detyrim për të lënë menjëherë territorin francez).

Por e ardhmja e familje shqiptare është pra një pikëpyetje e madhe. Të gjitha ankesat u shteruan me gjykatën e Paut, e cila shqyrtoi vendimet e Prefekturës.

Përkundër vendimit të OQTF, të gjithë shpresonin se Prefektura nuk do e ekzekutonte atë. Mbështetësit janë të indinjuar dhe kërkojnë të flasin me kryetarin e Prefekturës Gérard Duclos për situatën e familjes shqiptare./INA