Fabrika e birrës në Gjermani kërkon punëtorë për të pirë birrë për 450 euro në muaj
Lokalet gasrtonomike janë mbyllur, birra nga fuçia po kullohet ngadalë. Prandaj, një fabrikë birre po kërkon dikë për të mbushur rezervat në shishe
Kriza e koronavirusit e ka goditur shumë këdo që nuk bën pjesë në rrethin e dhjetë përqindëshit më të pasur. Kjo është arsyeja pse mund të përdoret një mini punë me pagë 450 euro – veçanërisht nëse e keni humbur punën tuaj. Një fabrikë birre në Gjermani tani është vërshuar nga aplikimet.
Ka pak kërkesë për birrë fuçie, për sa kohë që gastronomia është ende e mbyllur. Njerëzit tani pinë në shtëpi, sigurisht nga shishja. Birraria e qytetit Spalt (Bavari) po kërkonte punëtorë të përkohshëm.
Vallë, çfarë pune?! „Detyrat tuaja përfshijnë derdhjen e birrës nga fuçia në shishe, pastaj shtypjen e tyre dhe në rast urgjence, pirjen e rezervave“. Arsyeja për këtë është pikërisht kërkesa e shtuar fuqimisht për shkak të gastronomisë së mbyllur. Fotoja e reklamës u nda si e çmendur në internet, por një detaj vendimtar e tradhëtoi: Reklama vjen nga një gazetë karnevali, kështu që nuk është menduar seriozisht. Mjaft persona aplikojnë me autobiografitë e tyre, siç thotë zëdhënësi i birrës Markus Böhm për „Bild“.
Ndërkohë, dy punonjës të fabrikës së birrës janë të zënë vetëm duke iu përgjigjur përmbytjes së thirrjeve dhe aplikimeve. Edhe radio bavareze e ka ndarë këtë rrëfim, „Ishte vetëm një mahi“, kanë komentuar nga birraria me një shkelje syri.