EMOCIONUESE: Shqiptari nga Maqedonia pajiset me vizën B në prani të kamerave televizive

46 Lexime

20:30:40             2016-09-19

 

 

 

 

Aktualisht, llogaritet se në Zvicër jetojnë rreth 80 mijë persona pa dokumente. Njëri ndër ta është edhe shqiptari nga Maqedonia Agim Mehmedi, i cili tash e dymbëdhjetë vite është duke qëndruar në Zvicër pa lejeqëndrim të rregullt. Në një emision të Televizionit shtetëror zviceran „SRF“, thuhet se për Agimin është një jetë e rëndë dhe pa perspektivë, përderisa ai përmes Organizatës „Sans Papier“ përpiqet t`i rregullojë dokumentet e rregullta. Ai është vendosur në një banesë të vogël dhe çdoherë që ndokush troket në derë, mendja automatikisht i shkon në dëbimin e tij nga Zvicra. Pra, Agimi është duke bërë një jetë me frikë se në çdo moment mund të dëbohet. Në luftën që ndodhi në Ballkan, ai ka humbur gjithçka prandaj kishte vendosur të kthehej sërish në Zvicër, ku në vitet e tetëdhjeta kishte punuar si stinorë. „Pa dokumente në Zvicër është shumë vështirë, mund të ndodhë që ditën e nesërme të më dëbojnë“, pohon Agimi për „SRF“, njofton „Shtegu.com“. Banesën ia ka gjetur punëdhënësi dhe qiranë ia heqë nga rroga, ndërsa ndodhë që të punojë edhe për 50 franga zvicerane në ditë. Bile, njëherë kishte punuar dymbëdhjetë ditë për vetëm dyqind franga, që për rrethanat e Zvicrës është baras me zero. Jeta e Agimit në ilegalitet po bëhet gjithnjë e më padurueshme dhe ai nuk mundë të paramendojë që edhe dymbëdhjetë vite të tjera të jetojë duke u fshehur, ndërsa në Maqedoni nuk mund të kthehet, pasi atje nuk mund ta ushqejë familjen e vet.

 

 

 

 

Këtu përfundon pjesa e parë e programit për Agim Mehmedin, që ishte incizuar kohë më parë. Ndërsa, në pjesën e dytë të emisionit, për Agimin ndryshojnë gjerat në të mirë. Ai shoqërohet nga ekipi televiziv deri tek Organizata „Sans Papier“, ku i japin sihariqin e shumëpritur për dymbëdhjetë vite me radhë: Agim Mehmedi pajiset me lejeqëndrim të rregullt. „As në ëndërr nuk e kisha paramenduar se do të më ndodhë kjo befasi. Durimi është shprehi e mirë dhe unë durova deri më tani. Shikoni se si më dridhen duart nga shqetësimi, thjeshtë nuk mund ta besoj“, përfundon Agimi i emocionuar tejmase.

 

 
Në vegzën e mëposhtme mund ta ndiqni emisionin tetëminutësh për Agim Memedin:

 

 
http://www.srf.ch/sendungen/schweiz-aktuell/umstrittener-kauf-sans-papier-kuhfotograf

Videoja e tretë me titull: Sans-Papier kämpft seit 12 Jahren um Anerkennung