Ekstradohet në Austri shtetasi i RMV, anëtar kryesor i një grupi kriminal

Date:

Në vitin 2022, një urdhërarresti i BE-së u lëshua kundër një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i cili konsiderohet të jetë anëtar kryesor i një grupi kriminal që vepron në të gjithë Europën nga Maqedonia, për trafikim të një sasie të madhe të substancave narkotike – e provuar të jetë 4 kilogramë heroinë, 10 kilogramë marihuanë dhe 1,5 kilogramë crystal-methamphetamin

 

30-vjeçari u arrestua më 29 janar 2025 në Aeroportin e Gjenevës me hyrjen në vend nga Prishtina, bazuar në urdhërarrestin ekzistues të BE-së të lëshuar nga Prokuroria Publike e Linzit.

 

Vlen të theksohet se 30-vjeçari ka ndryshuar emrin në Maqedoni, por kjo është bërë e ditur për autoritetet dhe njoftimi në kërkim është përshtatur në përputhje me rrethanat, transmeton portali Shtegu.

 

Personi i arrestuar është ekstraduar nga Zvicra në Austri më datë 11.02.2025 në orën 11:00.

 

I akuzuari gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar dhe me urdhër të Prokurorisë Publike të Linzit më 12 shkurt 2025 është transferuar në institucionin korrektues të Linzit. Bashkëpunëtorët tashmë janë dënuar me disa vite burg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...