Edhe sot i nxehti “afrikan” në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 41 gradë

Date:

 
2019-08-12

Në Maqedoninë e Veriut edhe sot do të mbajë mot i nxehtë me temperatura të larta deri në 41 gradë, në jug të vendit. Autoritetet kanë shpallur fazën e portokollatë për shkak se temperaturat dhe UV idenksi ka arritur shkallën më të lartë.

 

Sipas Entit hidrometeorologjik, sot temperatura e mëngjesit është regjistruar nga 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 41 gradë celsius. Në Shkup temperatura do të regjistrohet deri në 39 gradë celsius. Këto temperatura do të vijojnë deri ditën e mërkurë më 14 gusht, ndërsa më pas pritet rënie graduale dhe freski.

Reshje lokale të shiut do të fillojnë nga pasditja e ditës së mërkurë dhe ditën e enjte, por fillimisht në pjesën veriore të vendit, ndërsa nga e premtja reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, in formojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që të shmangin ekspozimin në diellë dhe të përkujdesen gjatë konsumimit të ushqimeve. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...