Edhe shoqja e Boki 13 thirret në Prokurori për rastin “Reket”

Date:

 
2019-09-02
 

Prezantuesja televizive, Lila Filipovska është thirrur sot në mëngjes në Prokurori për të dëshmuar për rastin “Reket”, ku i dyshuari kryesor është shoumeni Bojan Jovanovski.

 

Ajo njihet si shoqe e Boki 13, të cilin e ka shoqëruar në disa vizita edhe jashtë vendit, ndërsa në ditën kur është ndaluar në kufirin me Greqinë, mediat raportuan se ishte edhe ajo në makinë. Më 15 korrik ndodhi ndalimi i Boki 13, i cili siç u tha me një çantë me para tentoi të kalojë kufirin me Greqinë, por isha ndaluar disa kilometra pranë Gjevgjelisë, përcjellë INA.

Rasti “Reket” është denoncuar nga kryeministri Zoran Zaev, pas njoftimit nga biznesmeni Orce Kamçev se ishte zhvatur dhe kushtëzuar me 1.5 milionë euro nga Boki 13 dhe një biznesmen tjetër Zoki Kiçeec. Ndërsa gjithë kjo ishte bërë edhe me implikimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, që është e dyshuar po ashtu për këtë rast. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...