Edhe një disfatë: Prodhimet e qumshtit në tregun e Shqipërisë

Date:

Rreth 40% e qumështit të freskët importohet nga Serbia.

Pas miellit kësaj here duket se radhën e ka qumështi. Sipas statistikave qumështi nga Serbia po vjen pranë bizneseve, të cilat prodhojnë prodhime blegtoriale, duke braktisur kështu prodhimin vendas. Kjo sepse qumështi që vjen nga Serbia është më i lirë sepse fermeri subvencionohet dhe mbështetet nga ministria e Bujqësisë.

Sipas ekspertit të Bujqësisë, Ervin Resuli rreth 40% e qumështit të freskët importohet nga Serbia.

“Duhet të themi që Serbia subvencionon të paktën 5% të prodhimit total të saj të brendshëm, ndërsa ne subvencionojmë 0.4%. Përse ne marrim qumësht nga Serbia? Sepse kostoja e qumështit është më e lirë atë çka problem solli dhe shkallëzimi i TVSH-së i detyroi të gjithë agropërpunuesit t’i drejtohen tregut serb për furnizimin e tregut të qumështit. Përafërsisht sa është diferenca? flasim të paktën për 100 lekë të vjetra. 30-40 % e qumështit të freskët në Shqipëri është import nga Serbia”, shprehet Ervin Resuli, ekspert i Bujqësisë.

 Për të përballuar transportin qumështi nga Serbia vjen i pasterizuar një gjë e tillë sipas ekspertëve ul kostot.

“Qumështi që ju keni në fermë ku shkon? Për përpunim vendas. Dhe si është çmimi ? Të paktën 60 lekë me TVSH çka do të thotë që përpunuesit kërcënojnë vazhdimisht, pasi ka Serbia me 52 lekë u mbërrin qumështi në fabrikë”, shton Resuli.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...