E TMERRSHME: Shtetasi zviceran tenton ta vrasë gruan kosovare, mjekët mezi e reanimojnë

Date:

Një grua 44-vjeçare është nën kujdes intensiv, pas një rasti të rëndë të dhunës në familje në Schafisheim të Zvicrës.

Skena e krimit ndodhi në një shtëpi në rrugën „Juraweg“ në Schafisheim. Të premten, më 12 mars 2021, rreth orës 00.50 pas mesnatës, qendra e urgjencës pranoi një thirrje nga një familje se diçka e keqe kishte ndodhur, informon Shtegu.com. Policia dhe ambulanca erdhën shumë shpejt në vendngjarje dhe e gjetën gruan në shtrat pa shenja jete.

Mjekët e ndihmës së parë më pas patën sukses në reanimimin e saj. Kosovarja 44-vjeçare tani është në njësinë e kujdesit intensiv.

Autori, një shtetas zviceran 46-vjeçar, u arrestua pa rezistencë.

Hetimet fillestare tregojnë për një përpjekje për vrasje. Megjithatë, rrethanat dhe motivet e sakta janë ende të paqarta. Policia e Kantonit Aargau ka filluar hetimet e saj. Prokurori publik ka hapur një hetim penal.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...