E pabesueshme: Vozitësi 92-vjeçar zviceran ende në komunikacion – lëndon një këmbësor

50 Lexime

13:21:15              2017-12-12

 

 

Një vozitës 92-vjeçar zviceran, mëngjesin e së martës në Siebnen të Kantonit Schëyz në Zvicër, ka goditur një këmbësor. Me këtë rast, këmbësori 70-vjeçar është lënduar dhe është dërguar në spital.

Aksidenti është shkaktuar rreth orës 07.15 në vendkalimin e rregullt për këmbësorë, në një udhëkryq në Siebnen, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Viktima ka pësuar lëndime të pacaktuara.

Në Zvicër gjithnjë e më shumë po diskutohet kufiri i moshës së vozitësve si dhe vendkalimet e pasigurta të këmbësorëve. (Shtegu.com)