E pabesueshme: Dënohet një gjermane pasi mbronë kosovarin që e kishte rrahur

Date:

Një banore gjermane e Peissenbergut (24) e kishte mbrojtur të fejuarin e saj para Gjykatës, edhe pse ai e kishte rrahur. Për këtë, ajo tashmë është dënuar.

 

 

„Keni gënjyer në mënyrë të pacipë“, i kishte thënë prokurori. Për të nmmbrojtur ish ta dashurin e saj dhe të fejuarin e tanishëm, nja banore 24-vjeçare e Peissenbergut në Gjermani, i kishte mohuar akuzat e saj të atëhershme kundër dashnorit të saj, të dhëna në polici. Për shkak të deklaratavetë rreme, ajo është dashur të përgjigjet para Gjykatës së qarkut në Weilheim.

 

 
Para tre vitesh, dashnori i saj e kishte keqtrajtuar rëndë fizikisht. Me duar të thata ai e kishte goditur në fytyrë, e më pas e kishte përplasur për muri. Gruaja e re kishte mbetur për disa kohë pa vetëdije. Të gjitha këto, më vonë ia kishte rrëfyer policisë, duke ngritur kallëzim penal për kosovarin. Por, në seancën kryesore, grauaja gjermane i kishte mohuar akuzat ndaj të dashurit. Ajo kishte thënë se ishte rrëzuar nga biçikleta, ndërsa dashnorin e kishte akuzuar pasi kishte qenë xheloze ndaj tij. Në atë kohë, kosovari ishte dënuar për veprën penale „shkaktim të lëndimeve trupore“. Edhe ekspertizat mjekësore kishin vërtetuar se nuk bëhet fjalë për një lëndim nga rrëzimi me biçikletë. Gjermanja vërtetë ishte rrëzuar paraprakisht me biçikletë, por lëndimet tashmë ishin vjetëruar dhe nuk përkonin me lëndimet e reja, shkruan „Merkur.de“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Me këtë rast, gjykatësja Katrin Krempl e kishte dënuar gjermanen me 130 ditë pune të detyrueshme, të llogaritura nga 10 euro në ditë.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...